Vlerësimi i ndotjes së ajrit në amvisëritë në Kosovë[1].

Loading...
Thumbnail Image

Date

Journal Title

Journal ISSN

Volume Title

Publisher

Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyra Rajonale për Evropën

Abstract

Description

vii, 25 f.
Ky raport mbështet aktivitetet që janë duke u zhvilluar për të zvogëluar barrën e sëmundjeve që lidhen me mjedisin në shëndetin e popullatës së Kosovës[1] dhe për të krijuar një shoqëri më elastike përballë sfidave të shëndetit mjedisor. Ai përfshin një vlerësim të situatës dhe një anketë të familjeve. Vlerësimi i situatës ofron një pasqyrë të cilësisë së ajrit në Kosovë[1], duke marrë parasysh aspektet socio-ekonomike dhe shëndetësore. Anketa e familjeve eksploron burimet e energjisë në Kosovë[1], ndikimin e tyre në shoqëri, shkallën e qasjes në energji elektrike dhe llojet e karburanteve dhe teknologjive të përdorura për gatim dhe ngrohje. Rezultatet e sondazhit tregojnë një korrelacion të fortë midis përdorimit të drurit për ngrohje dhe shqetësimeve të larta shëndetësore. Pajisjet dhe burimet e energjisë që përdoren si për ngrohje ashtu edhe për gatim në shtëpi, kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në ndotjen e ajrit në amvisëri (NAA) dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e popullatës. Ka dallime të konsiderueshme midis preferencave të banorëve ruralë dhe urbanë në lidhje me pajisjet e gatimit dhe burimet e preferuara të energjisë, si dhe pabarazitë gjinore në kontekstin e ekspozimit ndaj NAA. Fushatat e ndërgjegjësimit të publikut janë të nevojshme për të reduktuar NAA, duke përfshirë atë të shkaktuar nga tymi mjedisor i duhanit.

Citation

Collections

Endorsement

Review

Supplemented By

Referenced By